
Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, gjatë mbrëmjes e së martës ka zgjedhur që dritat e dekorimeve të fundvitit në Vushtrri të ndizen së bashku me fëmijët vushtrrias.
I pari i Vushtrrisë sonte së bashku me fëmijët vushtrrias ndriçuan sheshin “Adem Jashari” në Vushtrri, ku pas numërimit të fëmijëve Idrizi shtypi butonin dhe u ndezën dekorimet e fundvitit në Vushtrri.
Gjatë kësaj ceremonie të pranishëm ishin edhe Nënkryetari i komunës së Vushtrrisë, Shpetim Zhegrova dhe kryesuesja e Kuvendit Melihate Basholli. Gjithashtu edhe nxënësit vushtrrias të veshur në rroba babadimri./Vushtrria Online








