Aurora Group
02LAJME

Inspekcioni i Mitrovicës dalin për të zbatuar ligjin, por vet e shkelin atë pa iu “trembur” syri

Drejtoria e Inspekcionit e komunës së Mitrovicës me asistimin e policisë së Kosovës, dje kanë filluar zbatimin e vendimit për lirimin e hapësirave publike në qytet, duke mos lejuar shitësit e ndryshëm, që produktet dhe mallrat e tyre t’i ekspozojnë në trotuare dhe hapësira tjera publike të parapara për shfrytëzim nga ana e qytetarëve, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Por inspektorët që kishin dalë për zbatim të ligjit, po e shkelnin vet atë pa iu trembur syri.

Aurora Group

Nga fotografitë e publikuara në faqen zyrtare të komunës së Mitrovicës shihet se inspektorët komunalë që kishin dalë për lirim të hapësirave publike në qytet asnjëri nga ta nuk po bartte maskë si preventivë kundër përhapjes së koronavirusit që ditët e fundit ka filluar të përhapet me të madhe.

Në kuadër të masave kundër COVID-19, vazhdon të jetë në fuqi edhe obligimi për bartjen e maskës në hapësirat e jashtme në momentin që janë dy e më shumë persona.

Se kjo masë është në fuqi e ka konfirmuar për Veriu.info drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike në Mitrovicë, Dr. Teuta Fejza.

“Po, bartja e maskës vazhdon të jetë obiligative në hapësirat e jashtme në rastet kur janë dy e më shumë persona së bashku” – ka thënë.

Inspektorët e komunës së Mitrovicës shihen pa maska, pra duke shkelur vet ligjin me të dy këmbët në përpjekje për të zbatuar një ligj tjetër.

Për dallim nga inspektorët komunalë, policët e Kosovës që po asistonin në këtë aksion po bartnin maska.

Veriu.info ka dërguar pyetje në zyrën e informimit në komunën e Mitrovicës se pse këta zyrtarë nuk po zbatojnë masat e vendosura nga qeveria e Kosovës dhe nëse do të merren masa ndaj tyre pasi kanë shkelur me të dyja këmbët ligjin e vendosur nga shteti.

Gazeta ende nuk ka marrë përgjigje nga komuna e Mitrovicës./Veriu.

Koha