Premium Store
LAJME

Inspeksioni denon ETC-në me 400 euro, supën e reklamonte me çmim 34 centë por e shiste 40 centë

Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Skenderajt, i ka shqiptuar gjobë prej 400 euro njërës nga qendrat e mëdha tregtare në qytet, pasi është gjetur se ka abuzuar me çmimin e një artikulli ushqimor, shkruan Mitropol.

Mitropol mëson nga burimet e veta brenda Komunës së Skënderajt se qendra tregtare që u dënua ishte ETC-ja e Ramiz Kelmendit.

Market Florenti

Sipas konstatimit zyrar të kontrollit nga ana e inspektorëve, artikulli është reklamuar me çmim prej 34 centësh, e është shitur te arka në çmim prej 40 centësh.

Qytetari që është ballafaquar me këtë rast, ka denoncuar tek organet kompetente komunale, të cilat më pas kanë dal në vendin e ngjarjes dhe e kanë konstatuar mospërputhjen e çmimit.

Më pas, inspektorët i kanë shqiptuar gjobë, dhe e kanë obliguar menaxherin e qendrës të rregullojë çështjen e çmimeve, duke harmonizuar çmimin mes arkës dhe vitrinës së artikujve.

Komuna e Skenderajt ka shprehur falënderim ndaj qytetarëve, rreth bashkëpunimit, dhe ftoi secilin të paraqes çdo rast të abuzimit si me çmime, ashtu edhe me artikuj që hasin me afat të skaduar.

Koha