Medi
02LAJME

INTEREX në Mitrovicë arsyeton zgjatjen e orarit: E kemi zgjatur vetëm këtë javë, po e renovojmë objektin

Dje gjatë ditës u raportua se marketi INTEREX në Mitrovice ua kishte zgjatur orarin e punëtorëve në 9 orë.

Pas publikimit të lajmit menaxhmenti i INTEREX ka kontaktuar portalin duke sqaruar se orari është zgjatur vetëm për këtë javë, pasi objekti i marketit është futur në renovim, pasi orari kontinual në market në kushte normale është 7 orë.

Aquapark 2

“Nuk është e vërtetë që nuk ka pauza gjatë orarit, përkundrazi, gjatë kësaj periudhe, në përjashtim të pauzës 30 minutëshe që iu takon punëtorëve, ata kanë edhe një pauzë tjetër prej 10-15 minutash për relaksim nga puna”, i thanë nga menaxhmenti portalit.

Siç thonë nga marketi, në foton e publikuar tek emrat e punëtorëve janë mbuluar ditët të cilat i kanë të evidentuara si ditë minus për konpenzim, pasi që çdo orë që punojnë shtesë kompenzohet me ditë të lira./Mitropol/

Koha