Premium Store
02LAJME

“Interex” në Vushtrri vendos në zbritje petë të mykura (FOTO)

Petë të mykura janë gjetur në raftet e marketit “Interex” në Vushtrri, në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, dje rreth orës 15:20, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjali një fotografi, duke shprehur shqetësim për cilësinë e këtyre petëve. Ky lexues pretendon se petët të cilët janë në zbritje nga 45 centë në 39 centë, janë të mykura.

Dukato 1

Në këtë petë shihen disa pika të gjelbra, për çka sinjalizuesi ka aluduar se është e prishur.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me menaxherin e këtij marketi dhe i njëjti e ka pranuar se ka pasur dy petë të mykura, të cilat stafi i ka gjetur pas lajmërimit të Sinjalit dhe ka njoftuar se të njëjtat janë larguar nga shitja.

“Ok, i kontrolluam të gjitha llojet e petëve. Afat kanë, por hasem në 2 copë tjera, i largua nga shitja menjëherë”, tha ai.

Gazeta Sinjali apelon që të vazhdoni të raportoni të gjitha rastet kur mendoni që shkelën të drejtat e juaja si konsumatorë dhe kur vlerësoni se rrezikohet shëndeti juaj./GazetaSinjali/

Koha