02LAJMI YT

Invalidi i luftës nga Mitrovica, shok klase me Veselin shprehet i gatshëm të mbante burg për te që Veseli të lirohej

Një invalid lufte nga Mitrovica me emrin Salih Rama ka shprehur gatishmërinë e tij që të mbante burg për ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli vetëm që ai të lirohej nga Haga, shkruan “Mitropol Media”.

Salih Rama ka komentuar në një postim të faqes “Welcome to Mitrovica” duke treguar se ka qenë shok i klasës me Veselin dhe se kishin një shoqëri shumë të mirë.

Florenti Company
Koha
Market Florenti
KL

I mërzitur e me lot në sy Rama u shpreh i gatshëm ta zëvendësoj Veselin në Hagë vetëm që Kadriu të dilte i lirë në shtetin për lirinë e të cilit luftoi, e liri kjo të cilët gëzojnë sot fëmijët tonë.

“O shoku jem nuk kanë çka të bëjnë. Unë, Salih Rama që më lejojnë e kisha pranu që të jem në vend teje e ti nē liri. Po e them me zemër e me shpirt, pasha gjinin që ma ka dhënë nana Hamide”, shkroi ai në postimin e “Welcome to Mitrovica”.

Ndryshe, gjykimi i Veselit dhe të tjerëve në Hagë nisi dje më 3 prill dhe është paralajmëruar të zgjasë 6 vite.//Mitropol/