
Po vazhdon sot, seanca e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet projektligji për buxhetin 2022, njofton Mitropol.
Në dëgjimin e parë ka kaluar projektligji për buxhetin 2022, ndërsa për Mitrovicën, Qeveria Kurti, i ka paraparë disa investime milionëshe.
Këto investime janë publikuar nga deputetja mitrovicase e VV-së, Arjeta Fejza, përmes një postimi në facebook.
Në buxhetin 2022, qeveria pritet të kryej investime në: Magjistralen Prishtinë- Mitrovicë, stadiumin “Adem Jashari”, Hamamin e qytetit etj.
Postimi deputetes Fejza:
Kalon në lexim të parë projektligji për buxhetin 2022
Ndërkohë që projektet të cilat lidhen me komunën e Mitrovicës janë si në vijim:
Zgjerimi dhe rehabilitimi i rrugës Magjistrale Prishtinë – Mitrovicë
Pajisja me mjete e Qendrës për Aftësim Professional QAP-it në Mitrovicë si dhe vendosja e kamerave;
Rregullimi i shtratit të lumit Ibër – Mitrovicë ;
Rregullimi i shtratit të lumit Sitnica – Mitrovicë ;
Renovimi i Statiumit “Adem Jashari”- Mitrovicë;
Pas shumë kërkesave me në fund është përfshirë në buxhet: Konservimi dhe Restaurimi i Shtëpisë së Xhafer Devës;
Hamami i Qytetit.
Po ashtu për herë të parë: Ekspozitat e përhershme në kompleksin e Kullave Isa Boletini / Boletin
Ndërtimi i çerdhes në Mitrovicë;
Ndërtimi dhe projektimi i dy Fakulteteve në Mitrovicë;
Investimi në Trepçë;
Ndërkohë që është futur në planifikim rruga Maxherë – Dedi – Bistricë si dhe janë shtuar 300,000€ përveç atyre 250,000€ të bartura.








