Active 2
02LAJME

IPK del në vendin e ngjarjes ku dyshohet se gjuajti polici në Veri

Sot u raportia për të shtënat me armë zjarri, në një restorant në Veri të Mitrovicës, ku dyshohet se është i përfshirë një zyrtar policor. Lidhur me rastin, zyrtarët e Inspektoratit Policor kanë dalë në vendin ku dyshohet se u gjuajt.

Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj, i cili tha se pasi kanë marrë informacionet e para në lidhje me këtë rast, hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

London

Ndryshe, lexuesi nga Veriu ka bërë me dije për Sinjalin se zyrtari policor (emër i njohur për redaksinë) që po dyshohet për këtë rast, jashtë detyrës zyrtare ka gjuajtur në drejtim të vëllezërve të tij.

Sipas informatave të para, para se polici ta shkrepte armën, e që ka mundësi ta ketë përdorur në vetëmbrojtje, vëllezërit e tij kanë gjuajtur fillimisht me armë gjuetie.

Deri më tani, nuk ka persona të arrestuar, teksa dy vëllezërit e zyrtarit policor kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe ndodhen në arrati.

Koha