Market Florenti
02SPORT

Ish basketbollisti i Trepçës: S’ka vend për dëshpërim, edhe në vitin 2012 kemi humbur nga Prishtina +30 por jemi bërë kampion

Gazmend Asllani është njëri nga ish basketbollistët më të suksesshëm të KB Trepçës.

I njohur si snajperisti i momenteve vendimtare, Asllani ka reaguar për ndeshjen e sotme në mes KB Pejës dhe KB Trepçës, ku mitrovicasit u mposhtën me rezultat të thellë.

Medi

Asllani duke parë reagime të ndryshme nga tifozët mitrovicas ka kujtuar një finale sa ai ishte lojtar aktiv dhe ishin mposhtur thellë nga Prishtina, por në fund KB Trepça ishte shpallur kampion.

“Nuk ka vend per deshprim, edhe ne vitin 2012 kemi humbur nga Prishtina +30 por jemi bo Kampion”, ka shkruar Asllani, përcjell Jepi zë.

Ndryshe, ndeshja e radhës do të zhvillohet ditën enjte dhe seria tashmë be është barazuar.

Premium Store