Ish deputetja Besa Ismaili ka vizituar Bedri Hamzën dhe drejtorët e tij, thekson se Hamzën e kanë kërkuar qytetarët si kryetar

Ish deputetja e kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili, sot ka vizituar kryetarin e komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, dhe drejtorët komunal, shkruan Mitropol.
Ismaili, ka theksuar se Bedri Hamzën e kanë kërkuar qytetarët e Mitrovicës si lider të tyre.
Ajo i ka cilësuar drejtorët komunal si persona me integritet dhe me vlera të mëdha morale dhe profesionale.
Postimi i Besa Ismailit:
Janë shumë vende pune që njerëzit i synojnë, i kërkojnë. Po janë fare pak njerëz që vendi dhe detyra i kërkon!
Pozita e kryetarit të Mitrovicës e ka kërkuar Bedri Hamzën, lidershipin e tij, ekspertizën dhe integritetin! Qytetarët e Mitrovicës kanë pasur nevojë dhe e kanë kërkuar z.Bedri Hamzën.
Kjo thënie vlen edhe për tërë ekipin e ekzekutivit që ka emëruar kryetari Hamza! Sektorët përkatës kanë kërkuar pikërisht këta profesionistë të rinj:të pastër, me vizion dhe me vendosshmëri për të rikthyer dinjitetin qytetit të Mitrovicës!
Ju priftë e mbara!








