
Ish-drejtori konunal nga Vushtrria, Mek Selaci i ka dalë në krah mikut të tij të kahmotshëm, Dj Dagz pas daljes nga shtëpia e Big Brother, shkruan Mitropol.
Selaci thotë se megjithëse nuk i pëlqejnë emisionet e këtij formati, dhe nuk u beson votimeve me SMS, i duhet të reagoj për ta mbrojtur shokun e tij që po njolloset nga publiku që s’e njohin mirë sa duhet.
Ky është reagimi i plotë i tij:
DJ DAGZ’in apo Arbërin e kam shok tash e qe nje kohe shume te gjate, prandaj deshta me i thane disa fjale per te.
Me thene te verteten, nuk eshte qe e kam percjellur shume reality show’in BigBrother, por, keto dy dite ishte pak me ndryshe.
Me daljen nga ky emision te DAGZ & PM, duke “mos arritur” qe te marrin “votat” e publikut, interesi im eshte rritur.
Fillimisht me lejoni qe te ju siguroj qe nuk me pelqejne fare emisionet e formatit te tille, poashtu aspak nuk u besoj “votimeve” me SMS dhe ndershmerise se producenteve.
Ti kthehemi Arberit, duke e pare nje reagim te madh negativ ndaj tij, nuk kam se si te mos ngris zerin tim kunder paragjykimeve e sharjeve qe po i behen.
BigBrother eshte vetem loje, kete gje duhet secili me pase parasyshe kur te filloje te gjykoje, pasiqe plote shikues kane hyre me emocion ne ate “bote” dhe i gjykojne disa njerez, te cilet i njohin vetem qe 1, 2, 3 jave a muaj.
Per ju, qe nuk e njihni, Arberi eshte nje prej shokeve te mi me te mire te jetes, edhe pse koheve te fundit nuk kemi pasur shume mundesi te rrime bashke per shkak te angazhimeve tona.
Arberi eshte shoku i vetem te cilin asnjehere nuk e kam pare nervoz, asnjehere nuk e kam ndegjuar duke pergojuar dikend, madje asnjehere nuk e ka ngritur zerin ne tone te larta.
Arberi eshte djali me i ndjeshem, i kulturuar, e empatik qe njoh.
Eshte prej shokeve te paket, per t’mos thene i vetemi, me te cilin asnjehere nuk kam pasur konfrontim verbal e hidherime.
Arberi eshte djali i cili asnjehere nuk ta humb nje te mire te cilen ja ke bere, madje sa here qe i ipet rasti, e permend edhe e vlereson.
Arberi eshte djale human, modest, qe vjen nga nje familje shume e dashur dhe e qete.
Prandaj, para se te gjykoni per nje vendim, ne nje loje, duke share e njollosur, e duke ja sheqetesuar familjen.
Ndaluni e mendone veten e familjen tuaj!
Fundja, eshte vetem nje loje!
Mua, mbi te gjitha po me shqeteson fakti, sa poshte kemi rene si shoqeri, ku per nje loje, reagojme e jemi ne gjendje me humb durimin.
Kurse, qe 20 vite qe jemi te vjedhur e sakatosur nga politika, gjejme qetesine, kohen e durimin me percjelle BigBrother.
Per fund, po te isha une ne vend te PM, fare s’do me mbetej hatri, loja per te mbaroi kurse shoku le te vazhdoj tutje, s’ka asgje te keqe edhe ne rast te kundert po te ishte.
Askush nuk do te mbetet per gjithmone ne loje, kurse shoqeria dhe familja jane ato qe na percjellin deri ne perjetesi.
Krenar qe te kam shok, Arber <3 !








