Premium Store
LAJME

Ish-këshilltari i Thaçit: Pesë vjet burg s’kanë arritur të ndikojnë në integritetin e tij intelektual 

 

Ismail Syla, ish-këshilltari i Hashim Thaçit ka komentuar intervistën ekskluzive të ish-presidentit në “Rubikon”, duke thënë se ishte një dëshmi që pjesë vjet burg nuk kanë ndikuar në integritetin e tij intelektual, shkruan Mitropol.

Premium Store

Ai gjithashtu tha se ruajtja e një ekuilibri të tillë për një periudhë pesëvjeçare, sipas tij, është e mrekullueshme.

“Kjo intervistë është edhe një dëshmi se pas vitesh burgu, e për pesë vjet, brenda pesë vitesh bëhet mjek ose inxhinier, do të thotë është një periudhë në të cilën njeriu edhe transformohet, për së miri ose për së keqi”, është shprehur tutje ai.

Syla gjithashtu ka thënë se burgu në të cilin gjendet aktualisht Thaçi është krejtësisht ndryshe prej burgjeve ku kanë qëndruar ai së bashku me bashkëmendimtarët e tij, pasi sipas tij është një “burg ofendues dhe i miqve”.

Premium Store