LAJME

Ish-zyrtari i Doganës, i përfshirë në aktivitete spiunazhi – Ishte pushuar nga puna 20 vjet më parë

Dogana e Kosovës ka reaguar pas arrestimit të dy personave në Ferizaj nën dyshimin për veprën penale “spiunazhi”.

Në një deklaratë për media, Dogana e Kosovës ka sqaruar se njëri nga të arrestuarit, i identifikuar me inicialet B.Sh., kishte qenë i punësuar në këtë institucion por ishte pushuar nga puna 20 vjet më parë, konkretisht në fillim të vitit 2004.

Florenti Company
Market Florenti
Market Florenti
Koha

Sipas Doganës së Kosovës, shkarkimi i B.Sh. kishte ardhur si rezultat i shkeljeve të Kodit të Mirësjelljes së Doganës, të cilat kishin të bënin me komunikimet e paautorizuara me mjetet e informimit masiv. Që nga ajo kohë, B.Sh. nuk ka pasur asnjë lidhje me Doganën e Kosovës.