
Organizata “Islamic Relief”, gjatë ditës së sotme ka shpërndarë plotë 43 shporetë dhe 30 lavatriçe për familjet në nevojë nga qyteti i Skënderaj, shkruan Mitropol.
Aktiviteti është realizuar sot, ndërsa organizata përmes një postimi në facebook ka njoftuar për aktivitetin.
Postimi i plotë:
Për t’i bërë ballë temperaturave të ulëta të këtyre ditëve, sot në Komunën e Skenderajt shpërndamë 43 shporetë për dru dhe 30 lavatriçe në mënyrë që familjet me jetimë dhe ato në kushte të vështira të mos kenë nevojë t’i lajnë rrobat në dorë. 💙








