Aurora Group
KOSOVËLAJME

Ismaili: Protestat si ajo e djeshmja nuk duhet të ndalen deri në rrëzimin e Speciales

 

Dje në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë u organizua një protestë masive nga OVL-UÇK kundër padrejtësive që sipas tyre po i bëhen ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Active

Në tubim morën pjesë mijëra qytetarë me pankarta dhe flamuj me simbolet e UÇK-së.

Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Ismail Selmani nga iniciativa “Të gjithë për luftëtarin” tha se sheshi ishte mbushur plot me njerëz të entuziazmuar dhe të bashkuar nën tri germat e arta UÇK.

Ai theksoi se protesta nuk duhet të ndalet deri në rrëzimin e Gjykatës Speciale, të cilën e quajti të korruptuar.

“Janë plotë, me këtë kemi thënë, dhe prapë po themi që protesta e djeshme nuk do të ndalet derisa ta rrëzojmë atë gjykatë speciale të korruptuar”, tha Selmani.

Koha