
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka komentuar çështjen e mosdekretimit të tij si Kryeprokuror i Shtetit. Ai ka theksuar se nuk ka dijeni për arsyet e këtij vendimi, por ka shtuar se, nëse tërheqja e urdhër-arrestit për Milan Radoiçiqin është përmendur si shkak, kjo sipas tij nuk duhet të konsiderohet një arsye.
Në një intervistë për “KallxoPërnime”, Isufaj u shpreh i nuk e ka problem faktin që liderët e politikës, përfshirë deputetin e VV-së, Albin Kurti, dhe Presidenten Vjosa Osmani, nuk e mbështesin. “Ata kanë thanë që s’më duan, edhe mirë që nuk m’dojnë. Nuk prishë punë. Nuk e di pse nuk më duan, pyetni ata.”, tha ai.
Ai po ashtu hodhi poshtë çdo spekulim lidhur me lidhjet e tij me Radoiçiqin, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë marrëdhënie me të dhe se çdo akuzë në këtë drejtim është e pabazuar.
“Kurrë në jetën time – më para e pranoj vdekjen se poshtërimin – as edhe një lidhje me Radoiçiqin e as Radoiçiqët kurrë në jetë, as mirëdita as dobar dan. Unë i ftoj të gjitha institucionet e Kosovës që kush ka argument për mua në këtë drejtim të i prezantoj, por nuk ka çka me prezantu sepse kurrkush nuk e di më mirë se unë punën time për veten time.” – shtoi ai.
Isufaj shtoi sese integriteti është një vlerë e pa-negociueshme për të, dhe shtoi se, nëse ky cilësor nuk ekziston, atëherë nuk duhet të qëndrojë në postin që mban. Ai po ashtu sqaroi se nuk ka biseduar me presidenten Osmani apo deputetin Kurti, dhe se komunikimi i tij është kryesisht i kufizuar në detyrimet ligjore.
“Duhet me ditë krejt opinioni një gjë – integriteti është një, nuk është dy e as tre, integriteti ose ekziston ose nuk ekziston. Nëse ekziston, unë e plotësoj atë kusht. Nëse nuk ekziston tek unë, unë nuk duhet të jem as kryeprokuror i Prokurorisë Speciale”
“Rrallë i shoh, jo nuk flasim. Unë komunikimin e bëj në bazë të obligimeve ligjore. Me ata që nuk kam obligim ligjor, atëherë është çështje e vullnetit. Është diçka tjetër ajo që e kam obligim, diçka tjetër ajo që dua me e ba.” – tha ai.








