Iu gjetën 22 mijë euro të padeklaruara në kamion, policia hap rast
Gjatë kontrolleve mbrëmë në Bërnjak, në një kamion u gjet një shumë e parave, shkruan Mitropol.
Në kamionin e shtetasit të Kosovës u gjetën 22 mijë euro të padeklaruara.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti i dorëzohet doganës për procedura të mëtutjeshme.”, thuhet në raport policor.