Izmir Zeqiri e bën Zubin Potokun me stemë e flamur

Në ndërtesën e Komunës së Zubin Potokut, pos flamurit të Republikës, do të vendoset edhe flamuri i ri i komunës.
Ky i fundit, bashkë me stemën e statutin, u ndryshuan mesditën e së martës, në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga kryetari Izmir Zeqiri, shkruan Mitropol.
Për të votuan të gjithë pjesëmarrësit që qenë të pranishëm në Kuvend Komunal.
Pavarësisht se e votuan vetëm shqiptarët, simboli që thuhet se do të përfaqësojë të gjithë banorët pa dallim etnie, u konsiderua fort domethënës e unifikues






