LAJME

Izraeli e pranon planin e Bidenit për përmbylljen e luftës në Gaza

Screenshot

Një ndihmës i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi të dielën se Izraeli ka pranuar një kornizë të marrëveshjes për qetësimin e luftës së Gazës, edhe pse ai e përshkroi dokumentin si me të meta dhe që ka nevojë për shumë më shumë punë. Korniza është çuar përpara nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Roadside
Market Florenti

Në një intervistë me gazetën britanike “Sunday Times”, këshilltari kryesor për politika të jashtme i Netanyahut tha se propozimi i Bidenit është “marrëveshje me të cilën ne jemi pajtuar”. “Nuk është një marrëveshje e mirë, por ne dëshirojmë tepër që pengjet të lirohen, të gjitha” – tha ai, raporton agjencia “Reuters”.

Market Florenti
Florenti Company
Market Florenti
Koha

“Ka shumë hollësi në të cilat do të punohet” – tha ai, duke shtuar se kushtet e Izraelit, përfshirë “lirimin e pengjeve dhe shkatërrimin e Hamasit si organizatë terroriste gjenocidale”, nuk kanë ndryshuar.

Më vonë të dielën, Departamenti i Shtetit i ShBA-së tha se sekretari i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi telefonata të ndara për propozimin e Bidenit me ministrin e Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant, dhe ministrin Benny Gantz, i cili iu bashkua Netanyahut në një koalicion urgjent.

Në telefonatën me Gantzin, Blinkeni “theksoi se Hamasi duhet ta marrë marrëveshjen pa vonesë, thuhet në një deklaratë të Departamentit të Shtetit.