Izraeli mbyll ambasadat e tij nëpër botë

Autoritetet izraelite kanë vendosur të mbyllin të gjitha ambasadat e vendit në mbarë botën, teksa u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë vigjilentë dhe të mos shfaqin simbole hebraike apo izraelite në vendet publike, shkruan Mitropol.
Kështu thuhet në deklaratat e postuara në faqet zyrtare të ambasadave të premten, pas sulmeve ndaj Iranit.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, në deklarat thuhej se Izraeli nuk do të oftojë shërbime konsullore dhe u kërkoi qytetarëve të bashkëpunojnë me shërbimet lokale të sigurisë në rast të ndonjë aktiviteti armiqësor.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, transmeton Periskopi, në deklarata thuhej se Izraeli nuk do të ofrojë shërbime konsullore dhe u kërkoi qytetarëve të bashkëpunojnë me shërbimet lokale të sigurisë në rast të ndonjë aktiviteti armiqësor.
Nuk u dha asnjë afat kohor se sa do të zgjasë mbyllja, transmeton Periskopi nga Reuters.
Një person që iu përgjigj telefonatës në ambasadën në Berlin nuk dha më shumë detaje
Kancelari Gjerman Friedrich Merz ka thënë se Gjermania po rrit masat e mbrojtjes për vendet hebraike.
Siguria u shtua jashtë Sinagogë së Madhe të Stokholmit, sipas një dëshmitari të Reuters, ku një furgon dhe makinë policie ishin parkuar pranë godinës./Mitropol/








