Premium Store
KOSOVËLAJME

“Jam nga Kosova dhe shumë njerëz në Zvicër nuk dinë për këto krime”, Vasfije Krasniqi flet për projektin e një të riu shqiptar në Zvicër

 

E mbijetuara e dhunë seksuale në luftën e fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman ka njoftuar se së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për një djalë shqiptar të lindur e rritur në Zvicër, shkruan Mitropol.

Active 1

Krasniqi Goodman tha se Noeli kishte zgjedhur që temën e shkollës ta kushtojë dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, gjë të cilën ajo tha se e konsideron si një dritë për shoqërinë tonë.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë dhe emocionin e veçantë të jap një intervistë për një projekt që nuk është si të tjerët. Noel, një djalosh shqiptar i lindur dhe rritur në Zvicër, kishte zgjedhur që temën e shkollës ta kushtojë dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ai më tha:
“Jam nga Kosova dhe shumë njerëz në Zvicër nuk dinë për këto krime. Dua ta tregoj të vërtetën që është heshtur.”

Në një botë ku shumëkush zgjedh të harrojë, të rinjtë si Noel zgjedhin të kujtojnë dhe të flasin. Dhe kjo është një dritë për shoqërinë tonë.

Faleminderit Noel, për ndjeshmërinë tënde, për zemrën e pastër, për guximin dhe për përkushtimin për drejtësi. Më dhe forcë e besim se dhimbja jonë nuk do të mbetet e varrosur, se brezat që po vijnë do ta mbajnë gjallë të vërtetën.

Jam thellësisht mirënjohëse dhe krenare për ty.

Me shumë respekt,
Vasfije Krasniqi

Dukato 1