Pellini
02KOSOVËLAJME

Jeton Zeneli, asambleisti që VETËVENDOSJA i rezervoi numrin #10

Jeton Zeneli, është asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje i cili edhe këtë mandat është pjesë e garës për Asamblenë Komunale, shkruan Mitropol.

Zenelit iu rezervua numri 10 në listën e LVV-së, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë.

Tripika

“Gjatë 4 viteve të kaluara sa isha pjesë e Kuvendit Komunal, kam qenë zëri juaj dhe zëri i arsyes. Me përkrahjen e juaj në zgjedhje e 17 tetorit, dua që edhe për 4 vite të ju përfaqësoj denjësisht në Kuvendit Komunal të Mitrovicës”, thotë Zeneli në adresimin e tij karshi qytetarëve të Mitrovicës.

Zeneli është në mesin e 38 emrave që LVV u besoi kandidaturën në qytetin e Mitrovicës.

Pellini