
Me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Përmes letrës së dërguar, Biden ka uruar popullin e Kosovës për 15 vjetorin e Pavarësisë si dhe ka shprehur mbështetje për integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike, shkruan “Mitropol”.
Poashtu, Presidenti amerikan ka thënë se e mirëpret miratimin e Kosovës ndaj planit për njohjen reciproke me Serbinë.
“Ne mirëpresim miratimin tuaj të propozimit të BE-së për normalizimin me qëllimin përfundimtar të njohjes reciproke, e cila do të ndihmonte në sigurimin e një të ardhmeje më paqësore dhe më prosperuese për popullin e Kosovës dhe Serbisë.” – ka thënë ai.







