Kadeti i FSK-së, Fatlind Imeraj, shpërblehet me Medaljen prestigjioze Sandhurst

Oficeri kadet, Fatlind Imeraj është nderuar me Medaljen prestigjioze Sandhurst në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst, një nga institucionet më të njohura të trajnimit ushtarak në botë, shkruan Mitropol.
Medalja iu dorëzua nga Major Gjeneral Nick Cowley OBE, Komandant i Përgjithshëm i Komandës për Trajnimin Individual të Ushtrisë Britanike.
Ky vlerësim pasqyron përkushtimin, profesionalizmin dhe aftësitë e jashtëzakonshme të kadetit Imeraj, duke e vendosur Kosovën në hartën e ekselencës ushtarake ndërkombëtare.







