Premium Store
02LAJME

“Kam me ia q* gruan, e sheh kush jam unë”/ I riu në Vushtrri kërcënon zyrtarët policorë

Zyrtarët policorë shpesh herë janë cak i sharjeve e ofendimeve nga qytetarët, të cilët ka raste kur eskalojnë edhe në kërcënime e sulme fizike. Në këtë mënyrë ata përballen me vështirësi gjatë kryerjes së detyrave zyrtare e shpesh u rrezikohet edhe jeta, raporton Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në Vushtrri, ku dy të rinj dyshohen se kanë hasur në telashe me Policinë.

Active 1

Policia ka ndalur dy të rinjtë që po udhëtonin me motoçikletë për t’u shqiptuar një kundërvajtje në trafik, me ç’rast pasagjeri i është drejtuar policit duke i thënë se do ta shohin ata dhe është nisur në drejtim të tij që ta sulmojë.

Zyrtari tjetër policor ka tentuar ta arrestojë 20-vjeçarin, mirëpo i njëjti ka bërë rezistencë, me ç’rast është dashur që të përdoret spreji OC për ta vënë në kontroll.

Edhe pas dërgimit në spital, i dyshuari ka vazhduar ta ofendojë policin duke i thënë se do t’ia q* gruan dhe do e shohin se kush është ai.

Me urdhër të prokurorit, ndaj 20-vjeçarit është inicuar rasti ‘Kanosje’, ndërsa ndaj shoferit të motoçikletës është iniciuar rast kundërvajtje ‘Mospërfillje e urdhrave të ligjshëm’.

Premium Store