
Gjatë ditës së djeshme Bekim Shyti iu është nënshtruar një procesi kirurgjik ku ka hequr copat e granatës në trupin e tij të mbetura nga lufta e fundit në Kosovë, shkruan Mitropol.
Trimërinë e tij e ka vlerësuar lartë Bekim Haxhiu. Ai përmes një postimi në Facebook ka theksuar se Zelensky as nuk krahasohet me trimërinë e Shytit.
Postimi i plotë:
Sot vizitova mikun dhe bashkëluftëtarin tim Bekim Shytin, i cili iu nënshtrua operimit për t’i largur disa copa të granatave që i kanë mbetur nga lufta e fundit prej para 23 viteve.Bekim Shtyti u plagos disa herë gjatë luftës dhe asnjëherë nuk e ndali pushkën, posa sherohej kthehej në front edhe më i motivuar për ta vazhdur luftën për liri.
Kur Bekim Shtyti u plagos në Oshlan në vitin 1999 kisha fatin t’ia pastroi plagën e lirisë, sot 23 vite pas, në liri i urova shërim të shpejtë té plagëve që ende çdo dité ia kujtojnë luftën.
Ndonëse plagët i mori për lirinë e atdheut Bekim Shyti, për largimin e copave të granatave, sot pagoi faturën 2000 euro.Ndonse Ligji i garanton mbulim të shpënzimeve nga shteti!!!
Shërim të shpejtë komando!








