Active 2
LAJME

Kanoset gjyqtari mbikëqyrës i Gjykatës në Vushtrri


Një incident ka ndodhur sot brenda ambienteve të Gjykatës Themelore në Vushtrri, ku një gjyqtar, i cili mban edhe pozitën e përgjegjësit të gjykatës, është kanosur nga një qytetar, shkruan Mitropol.

Ngjarja ka ndodhur gjatë paradites së sotme, në momentin kur po përfundonte një seancë gjyqësore.

I dyshuari, ka reaguar me nervozizëm, ka përplasur një laps në tavolinë dhe, duke dalë nga salla e gjyqit, ka kanosur verbalish gjyqtarin.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Kanosje”.

Weelnes