Kapet me drogë në Sunny Hill – Arrestohet i dyshuari që konsumonte kokainë e marihuanë në mes të festivalit

Një tjetër person ka përfunduar në pranga në Bërnicë të Poshtme gjatë festivalit “Sunny Hill”, shkruan Mitropol.
I njejti është arrestuar nën dyshimet për konsumim dhe posedim të substancave narkotike.
Pas ndalimit dhe kontrollit trupor, Policia ka gjetur dhe sekuestruar dy lloje substancash të dyshuara narkotike: Rreth 0.5 gramë pluhur të bardhë, që dyshohet të jetë kokainë, rreth 0.3 gramë substancë e gjelbër, që dyshohet të jetë marihuanë.
Pas intervistimit në prezencë të avokatit, ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.







