Aurora Group
02LAJME

Kapet në Mitrovicë i kërkuari nga Gjykata në Gjilan, është i dënuar për shantazh

Policia e Kosovës ka arritur që ta arrestojë gjatë ditës së djeshme një person që po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan. I dyshuari u kap në fshatin Vinarc të Mitrovicës, në orët e pasdites.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas ndalimit nga një patrullë policore, rezultoi se i njëjti ishte në listën e personave të kërkuar, pasi ishte shpallur fajtor nga Gjykata për veprën penale “Shantazh”.

Premium Store

F.A., 33-cjeçar ishte dënuar me 6 muaj burgim, por kishte qëndruar në arrati për një kohë.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave, ai është dërguar në burg, për ta vuajtur dënimin.

Koha