Active 2
02LAJME

Kapet pas 5 muajsh i riu që dyshohet se ngacmoi seksualisht një 47-vjeçare në Mitrovicë, Prokurori e liron

Pas pesë muajsh në arrati, Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë një person të dyshuar për veprën penale “Ngacmim seksual”, i cili ishte denoncuar në Polici në fund të muajit maj nga një grua në Veri të Mitrovicës.

Siç mëson Sinjali bëhet fjalë për të dyshuarin B.K., 31-vjeçar i cili po dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 47-vjeçare. AI është kapur gjatë ditës së djeshme nga Policia, me ç’rast është shoqëruar në stacion policor, për t’u intervistuar nga hetuesit policorë.

Active 1

Pasi është përballur me denoncimin kundër tij, burimet thonë se Prokurori i Shtetit ka vendosur që ta lirojë të dyshuarin, i cili do të hetohet në procedurë të rregullt lidhur me këtë rast.

Kujtojmë se rastet e ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve janë rritur me të madhe muajt e fundit në vendin tonë. Madje ka pasur edhe raste tejet të tmerrshme, siç është dhunimi dhe trafikimi i një 11-vjeçareje, rast ky për të cilin 11 persona ndodhen në paraburgim.

Koha