
Komuna e Mitrovicës për vitin 2022 do ketë një buxhet prej j 21.7 milionë eurosh.
Ky buxhet ishte votuar në seancën e 16 shkurtit nga VV, PDK e LDK, me 29 vota pro e asnjë votë kundër, shkruan Mitropol.
Veç draft buxhetit të propozuar prej 21.7 milionë eurosh, është propozuar edhe buxheti për vitin 2023-24 në vlerë prej 22 milionë 568 mijë e 548 eurosh, respektivisht 23 milionë e 838 mijë e 408 eurosh.
Klasifikimi institucional i buxhetit shpalos të dhëna të planifikimit apo realizimit të shpenzimeve të të gjitha organizatave buxhetore si ministritë, komunat, kuvendi, presidenca apo institucionet e pavarura veç e veç.
Më poshtë gjeni buxhetin e Komunës së Mitrovicës të paraqitur në formë grafike.

Detajet më të hollësishme në lidhje me buxhetin e Komunës së Mitrovicës mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm:







