
Sot në Kosovë është shënuar rekord i ri i rasteve të reja me Covid për vitin 2022, pas rritjes alarmante të rasteve me 2,943 të infektuar e 1 të vdekur në nivel vendi, shkruan Mitropol.
Ministria e Shëndetësisë, njofton se këto raste u regjistruan nga 11,563 testime, njofton Mitropol.
Qyteti i Mitrovicës vazhdon të jetë vatra e dytë më e madhe e rasteve të reja të variantit Omicron në Kosovë.
Për momentin në Mitrovicë janë gjithsej 806 raste aktive të prekura nga Covid, sipas regjistrave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Mirëpo, Teuta Fejza, drejtoreshë e Institutit Rajonal të Shëndetit Publik, ka njoftuar në një mbledhje të Nën-Komitetit Komunal për Parandalimin dhe Luftimin e pandemisë Covid-19 të mbajtur sot se aktualisht në Mitrovicë janë 961 raste aktive, prej tyre të shëruar janë 131 persona, me zero raste të vdekjes, ndërsa aktiv-pozitiv rezultojnë të jenë 830 raste.
Në total numri i rasteve aktive është 12.396 ndërsa sot janë shëruar 317 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.890./Mitropol/
Detajet i gjeni në linkun në vijim:
https://datastudio.google.com/embed/reporting/2e546d77-8f7b-4c35-8502-38533aa0e9e8/page/MT0qB








