Aurora Group
LAJME

Kardiologu i njohur Gëzim Berisha zgjedhet drejtor i Spitalit të Mitrovicës


Kardiologu Gëzim Berisha është përzgjedhur për pozitën e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës “Sami Haxhibeqiri”.

Përvoja e tij e pasur dhe përkushtimi ndaj pacientëve e bëjnë zgjedhjen e tij një garanci për zhvillimin e mëtejmë të spitalit, shkruan Mitropol.

Dr. Berisha, i cili prej vitesh punon me përkushtim në këtë institucion, ka dëshmuar jo vetëm njohuri të thella profesionale në fushën e kardiologjisë, por edhe aftësi të spikatura menaxheriale.

Në procesin e përzgjedhjes, ai u përball me pesë kundërkandidat, ndërsa në fazën finale garoi me vetëm një, dhe në rezultatet finale shihet se Berisha ka arritur një rezultat mjaft bindës me 88.8 pikë kundrejt 75.8 pikëve të kundërshtarit. Ky rezultat i tij flet qartë për profesionalizmin, integritetin dhe vizionin që ai bart me vete.

Emërimi i Dr. Berishës si drejtor shihet si një hap i madh drejt forcimit të kapaciteteve shëndetësore në Mitrovicë dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.

Ai vlerësohet si një figurë që i jep dinjitet, besim dhe perspektivë të re spitalit dhe gjithë stafit mjekësor në spitalin e Mitrovicës.

Koha