
Dy prej skuadrave më të mëdha të basketbollit kosovar, Sigal Prishtina dhe Trepça, do të përballen sot nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit.
Kjo ndeshje i takon xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në basketboll dhe vjen në një moment jo të favorshëm për asnjërën nga skuadrat.
Prishtina renditet e treta me 10 pikë – katër fitore dhe dy humbje – ndërsa Trepça ka tetë pikë nga pesë ndeshje, me bilanc prej tri fitoreve dhe dy humbjeve.
Të dy ekipet pësuan humbje në mesjavë në ndeshjet ndërkombëtare, ndërsa po ashtu nuk i kanë të kompletuara përbërjet.








