Aurora Group
KOSOVËLAJME

2 javë afat nga shteti që pronarët e villave tek Ujmani ta lirojne hapësirën e uzurpuar

Pronarëve të objekteve në liqenin e Ujmanit u është dhëne afat dy javor për ta liruar pronën

Pronarët e objekteve në Liqenin e Ujmanit dje kanë pranuar një kërkesë për ta liruar pronën nga kompania “Ibër – Lepenc”.

Aurora Group

Atyre raportohet se u është dhënë një afat prej 15 ditësh.

“Gjatë verifikimit në terren, është konstatuar se në pronën e lartpërmendur janë ndërtuar objekte (villa) nga persona të panjohur, pa leje dhe pa autorizim nga pronari ligjor, gjë që paraqet uzurpim të paligjshëm të pronës”, thuhet në kërkesën e kompanisë.

“Ibër – Lepenci” kërkon nga pronarët që menjëherë të largohen nga, siç thonë, prona e uzurpuar, si dhe të largojnë të gjitha gjërat e vendosura.

“Përndryshe, pas skadimit të afatit të lartpërmendur, kompania jonë do të detyrohet të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për mbrojtjen e të drejtave të saj, me qëllim lirimin e pronës, pa paralajmërim të mëtejshëm, me ç’rast të gjitha shpenzimet e ndihmës juridike do të bien mbi ju”, thuhet në kërkesë.

Pellini