KB Trepça falë angazhimit të lojtarëve dhe përkrahjes nga TORCIDA, shpallet kampione vjeshtore

KB TREPÇA sot pati ndeshjen e fundit për pjesën vjeshtore në superligën e Kosovës në basketboll, shkruan Mitropol.
Mitrovicasit, arritën ta mposhtin KB Rahovecin, në palestrën “Minatori”, me rezultat 91:84, në një ndeshje ku angazhimi i lojtarëve dhe përkrahja nga tifozët TORCIDA nuk mungoi.
Minatorët me fitoren ndaj Rahovecit, tubuan 24 pikë në pjesën vjeshtore të superligës, duke shënuar 10 fitore dhe 4 humbje në 14 ndeshje të luajtura.
Synimi i minatorëve këtë vit është shpallja kampion. /Mitropol/








