Premium Store
LAJME

KDI: Mandati i deputetëve vihet në pikëpyetje nëse s’e respektojnë afatin e konstituimit



Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se mandati i deputetëve do të vihet në pikëpyetje nëse nuk e respektojnë afatin për konstituimin e Kuvendit, shkruan Mitropol.

Deputetët kanë afat deri më 26 korrik ta konstituojnë Kuvendin, sipas aktgjykimit që ka dhënë Gjykata Kushtetuese.

Bugaqku ka thënë tutje se Gjykata Kushtetuese mund të lëshojë një masë të përkohshme që e pezullon afatin e vendosur dhe që nuk do të kishte më seanca çdo 48 orë – siç ka kërkuar presidentja. Megjithatë, sipas tij, kërkesa e presidentes drejtuar Kushtetueses mund të marrë shumë kohë.

“Këta 120 deputetë nëse nuk e përmbushin aktin kushtetues të kosntituimit për 30 ditë, nuk e përmbushin mandatin legjitim për çka janë zgjedhur. Mandatet e këtyre deputetëve pas datës 26 korrik vihen në pikëpyetje”, është shprehur tutje ai.

Active 1