KEDS nis shkyçjen e rreth 450 bizneseve nga rrjeti i energjisë

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka nisur të shtunën shkyçjen e rreth 450 bizneseve,shkruan Mitropol.
Shkak për këtë ishte arsyeja se këto biznese nuk kanë lidhur marrëveshje me ndonjë furnizues.
Ndërkaq, KEDS përmes një njoftimi ka thënë se ligjërisht nuk mund të lejojë vazhdimin e furnizimit me energji elektrike për ato kompani që nuk kanë arritur akoma marrëveshje me ndonjërin prej furnizuesve të licencuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.








