Dukato 2
LAJME

KEK dhe KOSTT arrijnë marrëveshje për kalim në tregun e lirë të energjisë

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se kanë nënshkruar sot një marrëveshje me KOSTT për furnizim me energji elektrike, në kuadër të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë në Kosovë, shkruan Mitropol.

Sipas KEK, marrëveshja përfaqëson një moment kyç në zhvillimin e sektorit energjetik në vend, duke krijuar bazat për furnizim të sigurt, efikas dhe transparent me energji elektrike”.

Medi

Në njoftim thuhet se kjo marrëveshje ka rëndësi të veçantë për shkak të rolit strategjik e cila luan në tranzicionin e tregut të energjisë drejt modelit të hapur dhe konkurrues.

Sipas KEK, marrëveshja përfaqëson një moment kyç në zhvillimin e sektorit energjetik në vend, duke krijuar bazat për furnizim të sigurt, efikas dhe transparent me energji elektrike.

“Përfaqësuesit e KEK dhe KOSTT theksuan rëndësinë strategjike të këtij bashkëpunimi, duke u zotuar për vazhdimin e koordinimit dhe zgjerimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera me interes të ndërsjellë, gjithmonë në funksion të përmirësimit të qëndrueshmërisë dhe efikasitetit të sektorit energjetik në vend”, thuhet në njoftim.

Drejtori i ZRrE-së, Ymer Fejzullahu,ka folur për protestën e bizneseve të mbajtur sot në hyrjet e Prishtinës. Ai ka thënë se pavarësisht gjithë këtyre kundërshtimeve vendimi do të hyjë në fuqi nga 1 qershori dhe bizneset do të detyrohen të dalin në treg të hapur energjetik.
“Bordi i ZRRE-së i ka shqyrtu këto çështje dhe vendimi është në fuqi ende”, ka deklaruar Fejzullahu.

Dukato 1