Medi
LAJME

Kërcënoi të dashurën, 40-vjeçari nga Zveçani përfundon në ndalim për 48 orë

Një rast i kanosjes është raportuar të enjten në fshatin Banjska të Zveçanit, ku një grua ka denoncuar partnerin e saj për kërcënime të vazhdueshme.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se J. Zh. rreth 39-vjeçare ka raportuar në Polici se prej kohësh është nën presion dhe kërcënime verbale nga i dashuri i saj, Milosh Radosavljeviq rreth 40-vjeçar.

Active

Menjëherë pas denoncimit, njësia e hetimeve rajonale ka njoftuar Prokurorin e Shtetit dhe me urdhër të tij janë ndërmarrë veprimet procedurale. Është intervistuar viktima, i dyshuari dhe dëshmitarët, ndërsa në bastisjen e shtëpisë së Radosavljeviqit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Pas marrjes së deklaratave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Kanosje” dhe mbetet nën hetime të mëtejme nga SRH Mitrovicë Veri.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Active 1