Kërcet grushti në Aeroportin e Prishtinës – arrestohen tre persona

Një mosmarrëveshje e çastit, ka eskaluar në përplasje fizike mes disa personave, shkruan Mitropol.
Ngjarja ka ndodhur dje gjatë orëve të pasdites në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar, njëri nga ta shtetas i Shqipërisë, njofton Policia.








