Kërkimi i të mbyturit: FSK “zhytet” në Ujman, nëse e lejon NATO

Kërkimi i trupit të 33 vjeçarit i cili gjatë të dielës kishte kërcyer në Liqenin e Ujmanit po vazhdon ende, shkruan Mitropol.
Edhe pas 24 orësh punë të zhytësve të klubit Trepça, ende nuk ka ndonjë gjurmë të tij.
Për këtë, po kërkohen zhytës e pajisje shtesë, të cilat i ka vetëm FSK-ja.
Por, për të vepruar lirëshëm, të njëjtët duhet që të kërkojnë leje nga NATO-ja.
Kujtojmë se ky nuk është rasti i vetëm, ku një person ka humbur jetën në Liqenin e Ujmanit si pasojë e thellësisë së tij.








