Dukato 2
02LAJME

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që tentoi të vriste të birin në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit D.B., i cili ngarkohet me veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Prokurorisë, D.B. dyshohet se para disa muajsh ka tentuar t’i marrë jetën djalit të tij.

Active 1

Ai u arrestua më 14 nëntor dhe, me vendim të prokurorit, aktualisht ndodhet në mbajtje.

eKiosk