Kështu do duket shkolla fillore ”Skënderbeu” në Mitrovicë, punimet fillojnë këtë vit

Objekti i shkollës fillore “Skënderbeu” në Vaganicë të Mitrovicës këtë vit do të transformohet plotësisht. Kjo pasi në këtë objekt është paraparë të investohet dhe të kryhet rregullimi i tij, njofton “Mitropol”.
Rregullimi i objekteve të shkollave fillore e të mesme ishte edhe një nga zotimet elektorale të kryetarit Bedri Hamza, me çka është filluar qysh në vitin e kaluar.
Gjersa në vitin që lamë pas janë rregulluar në kuadër të ”Projektit të Efiçiencës” objektet e shkollave fillore “Eqrem Çabej”, “Bedri Gjinaj”, “Elena Gjika”, Shkolla e Mesme Ekonomike “Hasan Prishtina” e Çerdhja Publike “Gëzimi Ynë” për vitin 2023 janë paraparë edhe rregullimi i objeketeve të disa shkollave tjera në Mitrovicë.
Edhe gjatë vitit të kaluar shkolla fillore “Skënderbeu” ishte bërë me sallë të re të sporteve, falë investimit nga Komuna e Mitrovicës.
”Mitropol” ka siguruar ekskluzivisht pamjet se si do duket nga jashtë objekti i kësaj shkolle pas rregullimit, punimet e së cilit pritet të fillojnë dhe mbarojnë gjatë këtij viti.









