
Para disa javësh, monumenti historik, i njohur si objekti i ish-Arkivit apo Fabrikës së vajit, është restauruar dhe konservuar, duke e ndërruar tërësisht gjendjen, në krahasim me atë se si ka qenë më parë.
Kjo ndërtesë, që është në Listën e Përkohshme të Monumenteve në MKRS, sipas historianit vushtrrias Izet Miftari është ndërtuar në fillim të shekullit XX, rreth viteve 1900-1902.
Besohet se në fillim ka qenë pronë e Zejnullah Begut, dhe se ka qenë e ndërtuar në të njejtën kohë me Kullën në Balinc.
Arkitektura e këtyre dy objekteve është e njejtë, ngase është ndërtuar nga mjeshtërit dibran.
Pas Luftës së Dytë Botërore ka pasur destinime të ndryshme, por që më shumë dihet se aty ishte arkivi konmunal.
Sot, ky objekt ka një pamje shumë të bukur, dhe e pasqyron historinë e qytetit.







