
Komuna e Mitrovicës në vitin 2021 ka pasur një buxhet prej gjithsej 20.7 milionë eurosh.
Shpenzimi i buxhetit është ndarë në 6 kolona të ndryshme. 60.79% e buxhetit është shpenzuar oër paga dhe meditje në një shumë prej 12,599,661.10€, pasuar nga shpenzimet kapitale me 3,727,337.00€ ose 17.98%. Për mallra dhe shpenzime janë ndarë 2,962,493.00€ ose 14.29%. Subvencionet dhe transferer zunë 2.83% të buxhetit ose 586,114.00€.
Shpenzimet komunale ishin në totalin prej 457,214.00€ ose 2.21% dhe rezervat përbënon 1.90% të buxhetit ose 393,000.00, shkruan “Mitropol”.
Siç vërehet edhe nga statistikat, komuna ndau vetëm 17.9% të buxhetit total për investime kapitale.
Gjeni të dhënat e detajizuara në linkun e mëposhtëm:
https://www.institutigap.org/spendings/?mitrovice/1/2022#/~/mitrovice








