Premium Store
02LAJME

Këta do jenë disa nga emrat e drejtorëve të Ferit Idrizit në Vushtrri

Kryetari i ri i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka filluar kompletimin e stafit qeverisës.

Burime të mediave kanë mësuar disa nga emrat e drejtorëve të rinj për mandatin 2021-2025.

Market Florenti

Sipas informatave, Albanez Tahiraj do të jetë në Drejtorinë për Kadastër, teksa ashtu siç edhe ka premtuar në fushatë, Idrizi ka pranuar emrin e Shoqërisë Civile, respektivisht arkitektëve për emrin e drejtorit të urbanizmit, që këtë herë rastisi të jetë drejtoreshë. Bëhet fjalë për Fortuna Krasniqin.

Më poshtë emrat e udhëheqësve për katër drejtoritë respektive, teksa ne do t’iu mbajmë të informuar për çdo emër të ri që do të qarkullojë.

Albanez Tahiraj – Kadastër

Remzi Ahmeti – Financa

Fortuna Krasniqi – Urbanizim ( Propozim i Shoqërisë Civile – Arkitektëve)

Hyda Dallku – Prokurim

Premium Store