
Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” ka shpallur listën e bursistëve universitar të këtij universiteti, shkruan Mitropol.
Universiteti ka bashkangjitur gjeni listën e verifikuar nga komisioni për ndarjen e bursave universitare.
Nënshkrimi i kontratave planifikohet të bëhet me daten 10.12.2021 dhe me 13.12.2021 nga ora 8:00 deri në ora 16:00 në zyren e financave në objektin e rektoratit të UIBM.
Studentët duhet të sjellin me vete ditën e nënshkrimit, kopjen e leternjoftimit si dhe konfirmimin e xhirollogarisë bankare jo me të vjetër se gjashtë muaj.








