
Lëvizja Vetëvendosje ka hyrë në proces të brendshëm zgjedhor, shkruan Mitropol.
Kësisoj në degët e saj në qytetet e ndryshme në Kosovë janë krijuar grupet punuese që do ta realizojnë këtë proces.
Edhe dega e VV-së në Vushtrri e ka krijuar grupin punues në të cilin koordinator është Sylejman Meholli.
Meholli përmes një postimi në Facebook ka njoftuar emrat e anëtarëve të tjerë të grupit punues.
Postimi i plotë:
Nisur nga vendimi i Këshillit të Përgjithshëm, organit më të lartë, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shpallur zgjedhjet e brendshme të përgjithshme. Nga 15 marsi, secili anëtar i Lëvizjes do të ketë të drejtë për të votuar e për t’u kandiduar.
Prandaj sot Grupi Punues i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri, së bashku me Koordinatorin e Qendrave nga niveli qëndror ka mbajtur mbledhjen e parë si strukturë që do t’i prijë procesit të brendshëm zgjedhor në Komunën e Vushtrrisë.
Si Koordinator i Qendrës dhe si Grup Punues i ftojmë të gjithë qytetarët, anëtarët dhe mbështetësit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në çdo cep dhe lokalitet të komunës tonë të bashkohen dhe të marrin pjesë në zgjedhjet e brendshme në zgjedhjen e strukturave edhe më të fuqishme, në frymen e lirë, transparente dhe demokratike!
Anëtarët e zgjedhur në Grupin Punues, në këtë fazë janë:
1. Sylejman Meholli, koordinator
2. Besim Muzaqi, anëtar
3. Gazmend Gjyshinca, anëtar
4. Gresa Muli, anëtar
5. Mek Selaci, anëtar
6. Refik Maloki, anëtar
7. Fatmire Cecelia, anëtar
8. Nasuf Aliu, anëtar
9. Mehdi Bejtullahu, anëtar
10. Laureta Zeqiri, anëtar
11. Burim Rexhepi, anëtar
12. Egzon Verbovci, anëtar
13. Selvete Krasniqi Gërxhaliu, anëtar
Na priftë e mbara!








