
Dy persona kanë kryer një vrasje makabre mbrëmë rrrth orës 22:30 në një market në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, shkruan Mitropol.
Nga vrasja ka pësuar një burrë 68 vjeçar me emrin Ali Maloku, i cili po punonte në dyqan me gruan e tij.
Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë të dy personat e dyshuar për vrasje dhe vjedhje në market.
Burime të Mitropol brenda prokurorisë njoftojnë se dy të arrestuarit për vrasjen e mbrëmshme janë Muhamet Hasani dhe Gramos Rexha.
Muhamet Hasani është person me që ka akuza penale edhe për disa vepra të tjera më herët.
Dy të arrestuarit e kanë grabitur edhe një barnatore në rrugën Ferat Dragaj një natë më parë.







